Aleksandar Vulin ka mbërritur në Moskë, ku ka mohuar raportimet se ishte larguar nga Serbia, ndërsa ka kritikuar ashpër mediat që publikuan lajmin se avioni me të cilin udhëtonte ishte kthyer në Beograd për shkak të problemeve me kontrollin e sigurisë.
Vulin, kryetar i Lëvizjes së Socialistëve, publikoi një video në Instagram, përmes së cilës konfirmoi se kishte mbërritur në kryeqytetin rus.
Lexo edheAleksandar Vulin hypi në avionin për Moskë pa kontroll, drejtori i sigurisë së aeroportit urdhëroi kthimin e avionit në BeogradNë video, ai thekson se nuk është arratisur nga Serbia dhe se nuk do ta braktiste kurrë vendin pa familjen e tij. Ai gjithashtu kritikoi mediat që raportuan se avioni me të cilin udhëtonte ishte kthyer në aeroportin e Beogradit, pasi ai nuk kishte kaluar kontrollin e sigurisë.
“Mund të shkosh në një garë pa djemtë e tu, por nuk mund të jetosh pa ta. Ashtu siç nuk mund të jetosh pa Serbinë”, deklaroi Vulin.
Avioni i kompanisë “Air Serbia”, i cili të martën në mbrëmje ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës, u kthye në Beograd po atë mbrëmje.
Sipas informacioneve jozyrtare të portalit “Nova”, arsyeja e kthimit të avionit ishte se gjatë kontrollit ishte konstatuar që Vulin nuk e kishte kaluar verifikimin e sigurisë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












