Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Edhe pak ditë kohë kanë mbetur: Policia do t’ju gjobisë me 45 euro për këtë shkelje

Edhe pak ditë kohë kanë mbetur: Policia do t’ju gjobisë me 45 euro për këtë shkelje

Shoferët kanë edhe pak ditë kohë për t’i përgatitur automjetet për kushtet dimërore. Nga 15 nëntori hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027.

Për automjetet e udhëtarëve me peshë deri në 3.500 kilogramë, parashikohen dy mundësi për përmbushjen e këtij detyrimi:

* Gomat dimërore: në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.
* Gomat verore: me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, por me detyrim për të pasur zinxhirë bore me madhësi përkatëse.

Për shoferët që nuk e respektojnë këtë detyrim dhe nuk posedojnë pajisjet e përcaktuara dimërore, parashikohet gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denari.

Lexo edhe“Automjete me pajisje për të gjobitur qytetarët”, Toshkovski paralajmëron metoda të reja të ndëshkimeve për shkeljet në komunikacion

Autoritetet rekomandojnë që shoferët të mos presin ditët e fundit, por të kontrollojnë me kohë gomat dhe pajisjet e nevojshme për qarkullim të sigurt gjatë sezonit dimëror.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme