SPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër S.C. (22) nga një fshat i rajonit të Dibrës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë”.
Sipas policisë, më 13 gusht të këtij viti, i dyshuari kishte krijuar bashkësi jashtëmartesore me një të mitur nga rajoni i Dibrës, pasi e kishte marrë me veturë në afërsi të shtëpisë së saj, raporton 4news.mk.
Pas ndërmarrjes së masave, zyrtarë policorë dhe një ekip nga Qendra për Punë Sociale zhvilluan biseda zyrtare me të miturën, në prani të një familjari të saj.
S.C. është privuar nga liria.
Më shumë për këtë
Arrestohet pjestari i sigurimit në një kazino, pengoi policinë në kryerjen e detyrësMaqedoni · 4 ditë më parë
Tre të mitur sulmohen nga një grup bashkëmoshatarësh në Aerodrom, disa prej tyre i njihninMaqedoni · 7 ditë më parë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












