Shkruan: Halil Avdulli
E njohim mirë Bashkim Aliun. I dimë kapacitetet, nivelin intelektual dhe qëndrimet e tij, të cilat, për mendimin tim, kanë qenë përgjithësisht mjaft mesatare. Por, kur i pash gjitha keto lajme në rrjetet sociale, për një moment fillova të frikësohem nga Bashkim Aliu!
Dhe pastaj mendova: Nëse mua, që e njoh prej vitesh, ky shkrim arriti të ma krijojë një perceptim të tillë, paramendojeni se çfarë përshtypjeje mund t’i krijojë një lexuesi që nuk e njeh fare, që nuk ka dëgjuar kurrë për të dhe që nuk ka asnjë mundësi t’i krahasojë këto pretendime me atë që di për personin në fjalë.
Kjo është pikërisht fuqia e medias: mënyra se si përzgjidhen argumentet, si vendosen në një kontekst të caktuar, si ndërtohet rrëfimi dhe si krijohet një imazh për një person në sytë e publikut.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se Bashkim Aliu nuk ka përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e tij, as se pretendimet e artikullit duhet të shpërfillen. Ai sigurisht i ka arsyet e veta dhe duhet të ketë mundësinë t’u përgjigjet këtyre akuzave, t’i sqarojë rrethanat dhe të kundërshtojë atë që konsideron të pavërtetë apo të paraqitur jashtë kontekstit.
Dhe këtu na vjen në mendje paralajmërimi i Malcolm X:
«Nëse nuk je i kujdesshëm, gazetat do të të bëjnë t’i urresh njerëzit që janë të shtypur dhe t’i duash ata që i shtypin.»
Prandaj, lexoni, informohuni, por mos hiqni dorë nga gjykimi kritik. Asnjë artikull nuk duhet të bëhet gjykatë në mendjen tonë!
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












