Deputeti i VLEN-it, Zekirija Tahiri ka reaguar me një mesazh drejtuar Maksim Dimitrievskit të ZNAM-it, duke kritikuar retorikën përçarëse, kërcënimet dhe qëndrimet që sipas tij, “nxisin ksenofobi dhe përjashtim në shoqëri”.
Në reagimin e tij në Fejsbuk, Tahiri thekson se koha kur njëra palë vendoste për të drejtat e tjetrës ka kaluar, ndërsa shoqëritë moderne duhet të ndërtohen mbi barazinë, dinjitetin dhe gjithëpërfshirjen.
Ai i ka bërë thirrje Dimitrievskit që të përqendrohet te problemet dhe nevojat e banorëve të qytetit të tij, duke shmangur retorikën që mund të nxisë ndasi mes komuniteteve.
“Për secilin që tenton t’i zëvendësojë këto vlera me ksenofobi dhe përjashtim, qytetarët e kanë një mënyrë për ta ndëshkuar: votën“, shkruan Tahiri.
Lexo edheImeri Stafai pas zgjedhjeve në Bërvenicë: Ne nuk ndërtojmë politikë mbi armiqësi dhe përjashtim!Deputeti i VLEN-it gjithashtu ka paralajmëruar se politikanët që ndërtojnë karrierën mbi frikën, kërcënimet dhe urrejtjen, sipas tij, përfundojnë duke dështuar politikisht.
“Historia është e mbushur me politikanë që menduan se mund ta ndërtonin karrierën mbi frikën, kërcënimet dhe urrejtjen. Por fundi i tyre politik ka qenë pothuajse gjithmonë i njëjtë: dështimi“, ka theksuar mes tjerash deputeti Tahiri.
Më shumë për këtë
Ekspertët gjermanë zbulojnë gabimet e pandemisë COVID-19: Shkenca, politika dhe mediat dështuan në komunikimin me qytetarëtSport · 8 orë më parë
Një grup nga Kumanova ka zhvatur para nga qytetarët përmes kërcënimeve, kërkohet paraburgim për tre personaMaqedoni · 2 ditë më parë
“Automjete me pajisje për të gjobitur qytetarët”, Toshkovski paralajmëron metoda të reja të ndëshkimeve për shkeljet në komunikacionMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












