Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve, arrestohet shoferi

Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten, më 6 nëntor 2026, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus.

 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një autobus, që drejtohej nga një shtetas kosovar, ka goditur një këmbësore.

 

Lexo edheArrestohet 25-vjeçari në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar sllovene

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 

Pavarësisht trajtimit mjekësor, gruaja nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

 

Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

 

Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga organet kompetente.

Më shumë për këtë

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, transportonte dru pa dokumente dhe pa patentë shoferiMaqedoni · 1 ditë më parëPollog, 248 shoferë pa leje arrestohen nga policiaMaqedoni · 3 ditë më parëAksident i rëndë në Shkup: 72-vjeçari me “Mercedes” godet këmbësorin, 50-vjeçari përfundon në spitalMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme