Xhamia e Pashës është një nga pikat kryesore turistike dhe kulturore në qytetin e Tetovës, duke sjellë vizitorë të shumtë me autobusë nga i gjithë rajoni, por mungesa e hapësirës shkakton kaos në trafikun për rreth. Vizitorët dhe udhëtarët shpesh ankohen se parkimi afër xhamisë është jashtëzakonisht i vështirë. Kohëve të fundit, Xhamia e Pashës, është bërë destinacion për shumë vizitorë të huaj, ndërsa nga ana tjetër infrastruktura në qytet nuk është e përshtatshme për të pranuar shumë autobusë që vijnë nga shumë vende, të cilët interesohen për njërin nga monumentet fetare më të rralla në vend dhe jo vetëm.
Në këtë drejtim Parkimi i autobusëve me tursitë vazhdon të jetë një problem i kahmotshëm tek Xhamia e Pashës. Rritja e numrit të vizitorëve që vijnë brenda ditës është e lartë dhe me këtë automatikisht është shtuar edhe numri i autobusëve dhe nevoja për parkingje. Por, problem mbetet se këta autobus parkohen në rrugën kryesore, respektivisht në bulevardin e Ilindenit. Duke patur parasysh se ky bulevard është i stërngarkuar gjatë tërë kohës, prania e shumë e autobusëve e bllokon tërë këtë pjesë dhe vështirë menaxhohet më pas komunikacioni.
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami në muajin prill tha se se në këtë drejtim punohet në dy opsione për të siguruar parkim për autobusët që vijnë me turistë. Njëri opsion është pjesa tek Hamami dhe opsioni tjetër është tek Spitali Klinik i Tetovës.“ .“Është një çështje për të cilën ne punojmë, janë disa opsione për të zgjidhur çështjen e parkimit.Një nga opsionet është tek pjesa e Hamamit të vjetë që të krijohen dy vendparkime së paku për autobusët. Opsioni tjetër është që në marrëveshje me spitalin të sigurohet venbparkim për autobusët edhe tek spitali i Tetovës.Punohet në rehabilitimin e hapësirës tek hamami, të shohim sa do të na ndihmojë ajo për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse kjo nuk ndihmon, do të shikojmë përmes opsionit të dytë që është spitali i Tetovës” deklaroi pwr mediat në muajin Prill kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Por situata në terren vazhdon të mbetet e njejtë. Mungojnë vendparkimet për autobusë që sjellin turistë në Tetovë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












