Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Liria e shprehjes, prova e demokracisë

Liria e shprehjes, prova e demokracisë

Shkruan Rufat Sherifi

Debati i fundit rreth artikullit të Dr. Bashkim Aliut ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe të respektimit të mendimeve të ndryshme në një shoqëri demokratike.

Është paradoksale që disa qarqe pretendojnë se besojnë në vlerat evropiane dhe punojnë për promovimin e tyre, por duket se lirinë e shprehjes e pranojnë vetëm kur ajo përputhet me qëndrimet e tyre. Dr. Bashkim Aliu është mendimtar dhe njohës i zhvillimeve fetare e shoqërore, me kontribut të njohur shkencor në vend dhe në Evropë. Ai ka dhënë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë zvicerane.

Në artikullin e tij, Dr. Aliu shprehu lirisht mendimin për një dukuri që nuk pranohet nga shumica dërrmuese e popullsisë sonë. Qëndrimi i tij përputhet edhe me qëndrimet e bashkësive fetare ndaj komunitetit LGBT në Kosovë dhe në RMV, si dhe me qëndrimet e disa partive politike në shtetet evropiane. Megjithatë, disa e cilësuan artikullin si skandaloz.

Lexo edheDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian

Po ashtu, është shqetësuese kur individë marrin përsipër të gjykojnë çështje që u takojnë institucioneve ligjore. Në një shtet demokratik, çështjet e ligjshmërisë u takojnë gjykatave, të cilat vendosin në bazë të ligjeve të vendit dhe parimeve demokratike. Debati publik duhet të zhvillohet me argumente dhe respekt, pa paragjykime ndaj Islamit dhe myslimanëve.

Respekti për lirinë e shprehjes provohet pikërisht atëherë kur pranojmë që edhe mendimet që nuk përputhen me tonat të shprehen, për sa kohë që mbeten brenda kufijve të ligjit. Kjo e drejtë duhet të vlejë njësoj për të gjithë; respektimi i saj është një nga provat më të rëndësishme të përkushtimit ndaj demokracisë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme