Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSP

Gjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSP

Kursime prej rreth 500 mijë eurosh në karburant, ndonëse në qarkullim janë mbi 200 autobusë, ka realizuar këtë vit Ndërmarrja Publike e Transportit (JSP) në Shkup.

 

Këtë e bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke ngritur dyshime se në të kaluarën dikush kishte përfituar padrejtësisht nga shpenzimet për naftë.

 

Lexo edheVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesore

Sipas tij, kur mori drejtimin e qytetit, JSP kishte 148 autobusë funksionalë, ndërsa sot në linjat urbane qarkullojnë mbi 200.

 

Gjorgjievski tha se për të parandaluar keqpërdorimet janë vendosur pajisje GPS në autobusë dhe automjetet e ndërmarrjeve publike, si dhe sonda për matjen e konsumit të karburantit.

 

Ai paralajmëroi edhe ardhjen e 100 autobusëve të rinj ekologjikë, të cilët pritet të përmirësojnë transportin publik në Shkup.

Më shumë për këtë

Vetëm vitin e kaluar qytetarët kanë lënë mbi 100 milionë euro në spitalet privateShëndet · 4 ditë më parëTë groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 1 javë më parëNga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme