Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungareze

45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungareze

45.2 milionë denarë të rinj janë transferuar nga Buxheti Qendror drejt Bankës Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga kompanitë vendase.

Mbështetja e përgjithshme që Qeveria ka realizuar deri më tani për sektorin privat përmes kësaj mase arrin në 14.9 miliardë denarë, ose 242 milionë euro, duke pasur ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Në Buxhetin e shtetit për këtë masë janë paraparë gjithsej 250 milionë euro. Këstin e parë nga Buxheti drejt Bankës Zhvillimore dhe kompanive vendase, Ministria e Financave e realizoi në mars të vitit të kaluar.

Mjetet financiare janë siguruar nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Lexo edheVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesore

Këto mjete shpërndahen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale tek përfituesit përfundimtarë – kompanitë vendase, me kushte të favorshme financimi:

  • Norma e interesit: 1.95%

  • Afati i shlyerjes: deri në 15 vjet

  • Periudha e faljes (grace period): deri në 3 vjet

Më shumë për këtë

Investohen 8 milionë denarë për objektin e Policisë Intervenuese në ShkupMaqedoni · 7 ditë më parëTë groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 5 ditë më parëVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme