Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, e vendosur në Qendrën Policore në Gjorçe Petrov, ku u lëshua në përdorim një objekt i rindërtuar, i cili për një periudhë të gjatë kishte qenë jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri.
“Për rikonstruktimin e objektit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 488 metrash katrorë, janë investuar rreth 8 milionë denarë. Me punimet ndërtimore janë rinovuar pjesët e dëmtuara, kulmi, fasada, instalimet dhe hapësirat e brendshme, duke siguruar kështu kushte dukshëm më të mira hapësinore dhe pune për pjesëtarët e njësisë”, publikoi Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Lexo edheNKP “Sharri” investon rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, janë realizuar 200 intervenimeNë kuadër të vizitës, ministri vizitoi edhe pjesëtarët e policisë së uniformuar, të cilët po ndjekin trajnim të specializuar me temë „Taktikat dhe teknikat e përballimit me prishjen e rendit dhe qetësisë publike në përmasa të mëdha”, ndërkaq ishte i pranishëm në prezantimin e pajisjeve për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dedikuar njësive speciale policore, prokurimi i të cilave është në zhvillim e sipër.
“Zyrtarët policorë duhet të kenë kushte të përshtatshme, trajnim cilësor dhe pajisje moderne për të kryer me sukses punën e tyre. Investimet në polici janë investime në sigurinë e çdo qytetari, dhe rezultatet e punës sonë e konfirmojnë këtë”, deklaron Toshkovski.
Ai thekson se Maqedonia sot shënon shkallën më të ulët të kriminalitetit në 20 vitet e fundit, ndërsa efikasiteti i përgjithshëm në zbulimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre arrin në 70,3 për qind.
“Këto rezultate janë një motiv shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm me modernizimin e policisë, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve operative”, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme.
Më shumë për këtë
Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja puneMaqedoni · 6 orë më parë
Vazhdoi gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, ekspertja e konfirmoi pagesën prej 596 milionë denarësh për aparatet VLTMaqedoni · 1 ditë më parë
Kasami: Realizuam 43 projekte infrastrukturore brenda një viti, investimet mbi 10 milionë euroMaqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












