Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se Provimi i jurisprudencës do të organizohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme.
Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami theksoi se në bazë të ligjit, provimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesën praktike do të ofrohet asistencë, në mënyrë që gjuha të mos paraqesë pengesë për kandidatët.
Lexo edheGeorgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”“Provimi i jurisprudencës në bazë të ligjit do të jetë në gjuhën shqipe, ndërsa në pjesën praktike do të ketë ndihmë apo asistencë, që kjo të mos jetë pengesë”, deklaroi Kasami.
Ai bëri të ditur se draft-ligji tashmë ka kaluar në Qeveri dhe pritet t’i dërgohet Komisionit të Venecias për shqyrtim. Pas marrjes së vërejtjeve dhe rekomandimeve të këtij institucioni, ligji do të rikthehet për shqyrtim dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit.
Kasami u shpreh optimist se drafti do të marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias.
“Besoj fuqishëm se ky ligj do të marrë vlerësime pozitive nga Komisioni i Venecias”, u shpreh Kasami.
Më shumë për këtë
Mickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonaseMaqedoni · 3 ditë më parë
Shqipja në provimin e jurisprudencës, Qeveria kërkon vlerësimin e Komisionit të VeneciasMaqedoni · 2 ditë më parë
Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!Maqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












