Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Georgievski, ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e çështjes së gjuhës në provimin e jurisprudencës në problem ndëretnik.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Georgievski thotë se ZNAM-i prej muajsh përsërit të njëjtën temë, duke këmbëngulur se do ta mbrojë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës.

“Partia ZNAM, prej muajsh, si një pllakë gramafoni e prishur, përsërit vetëm një temë: Ata do ta mbrojnë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës. Ndërkohë, në Kumanovë nuk ke asnjë mundësi të dëgjosh një këngë maqedonase!”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, problemi qëndron në dy çështje thelbësore: mungesën e plotë të ideve politike dhe hapjen e qëllimshme të një çështjeje të vogël, duke e mbajtur atë gjallë si problem të madh në një shoqëri multietnike.

Lexo edheMickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Deklarata e ish-kryeministrit vjen në kohën kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës ka nxitur debate politike në vend.

* Reagimi i Ljupço Georgievskit në Facebook.

Më shumë për këtë

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 1 javë më parëMickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqipMaqedoni · 2 orë më parëProvimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në QeveriMaqedoni · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme