Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se nuk do të mundësohet që i gjithë provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, por zgjidhja që do t’i paraqitet Qeverisë do të përmbajë dy pjesë. Sipas tij, studentët do të mund ta japin pjesën e provimit që lidhet me studimet e tyre universitare në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut studimet e larta zhvillohen në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase.
Nga ana tjetër, pjesa e provimit të jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor, përkatësisht pyetjet nga procedura penale dhe civile, do të jepet në gjuhën maqedonase. Mickoski theksoi se qëndrimi i Qeverisë është që gjuha maqedonase të jetë gjuhë e përbashkët në sistemin e drejtësisë, pasi kjo, sipas tij, lidhet me sundimin e ligjit dhe jo me çështje politike.
Më shumë për këtë
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 1 javë më parë
Provimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në QeveriMaqedoni · 2 ditë më parë
Hiqet tabela e Urës së Gurit në Shkup që nuk përfshinte gjuhën shqipepMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












