Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar zgjidhjen që Qeveria pritet të prezantojë për Provimin e jurisprudencës, duke bërë të ditur se ajo do të përbëhet nga dy pjesë.
Sipas Mickoskit, studentët do të kenë mundësi që pjesën teorike të provimit e cila lidhet me studimet e ciklit të parë ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Kjo do të vlejë për gjuhët në të cilat zhvillohen studimet në vend: shqip, turqisht dhe anglisht.
Ndërkaq, pjesa praktike e provimit, ku simulohet një proces gjyqësor nga procedura penale dhe civile do të zhvillohet në gjuhën maqedonase.
“Do ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Pjesa tjetër e provimit, konkretisht provimi i jurisprudencës ku simulohet një proces gjyqësor nga procedura penale dhe civile do të zhvillohet në lingua franca, përkatësisht në gjuhën maqedonase”, deklaroi Mickoski.
Lexo edheMickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonaseMe këtë propozim, pjesa teorike e jurisprudencës do të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa mbetet të shihet përmbajtja përfundimtare e zgjidhjes që do të miratohet nga Qeveria.
Më shumë për këtë
Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Uncategorized · 44 minuta më parë
Provimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në QeveriMaqedoni · 2 ditë më parë
Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e MaqedonisëMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












