Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Demografia që po ndryshon fytyrën e Maqedonisë së Veriut!

Demografia që po ndryshon fytyrën e Maqedonisë së Veriut!

Të dhënat demografike rrallëherë prodhojnë debat të menjëhershëm politik, por ato shpesh janë treguesit më të besueshëm të transformimeve afatgjata të një shteti. Analiza e statistikave për periudhën 2010-2024, e prezantuar nga Fati Iseni në kuadër të përgatitjes së një punimi shkencor, nxjerr në pah një realitet që nuk mund të mbulohet me asgjë Maqedonia e Veriut po përballet me një ndryshim të dukshëm të strukturës së saj demografike, ku disa komunitete shfaqin rritje të qëndrueshme natyrore, ndërsa të tjerat po përballen me rënie të theksuar të popullsisë, shkruan Zhurnal.

Bilanci natyror zbulon dy realitete demografike

Sipas të dhënave të paraqitura nga Fati Iseni, në periudhën 2010-2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 314.927 lindje dhe 316.129 vdekje, duke rezultuar me një bilanc natyror negativ prej -1.202 banorësh. Në pamje të parë, ky rezultat sugjeron një stagnim demografik në nivel shteti, por një analizë më e thelluar tregon se pas këtyre shifrave fshihen zhvillime shumë të ndryshme mes komuniteteve etnike.

Në anën tjetër, komuniteti shqiptar vazhdon të shfaqë një trend pozitiv demografik. Me 101.714 lindje dhe 54.018 vdekje, bilanci natyror arrin në +47.696 banorë. Kjo e pozicionon komunitetin shqiptar si grupin me kontributin më të madh pozitiv në shtimin natyror të popullsisë në vend, duke reflektuar dallime të dukshme në strukturën moshore dhe normat e lindshmërisë krahasuar me komunitetet e tjera.

Lexo edheNdryshoi fytyrën për t’i shpëtuar policisë, arrestohet në Turqi i shumëkërkuari me 101 dosje penale

 

Të dhënat tregojnë gjithashtu bilanc pozitiv te romët (+6.847), turqit (+6.538) dhe boshnjakët (+988), ndërsa serbët (-4.128) dhe vllehët (-449) regjistrojnë rënie natyrore. Një tregues interesant mbetet edhe kategoria e komuniteteve të tjera, e cila shënon një bilanc pozitiv prej +16.017 banorësh. Këto shifra dëshmojnë se ndryshimet demografike nuk janë fenomen që prek vetëm një grup etnik, por pjesë e një procesi më të gjerë të transformimit të strukturës së popullsisë së shtetit.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme