Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gostivari, Tetova dhe Saraji, komunat me borxhet më të mëdha në Maqedoni

Gostivari, Tetova dhe Saraji, komunat me borxhet më të mëdha në Maqedoni

Sipas të dhënave, Komuna e Gostivarit ka detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë prej 994.723.778 denarësh, përkatësisht rreth 16,2 milionë euro.

Në vendin e dytë renditet Komuna e Tetovës me 743.008.295 denarë borxh, ose rreth 12,1 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është Komuna e Sarajit me 260.214.229 denarë, apo 4,2 milionë euro.

Në vendin e katërt është Komuna e Karposhit në Shkup me 241.024.455 denarë (3,9 milionë euro), ndërsa në vendin e pestë Komuna e Zhelinës me 223.503.187 denarë, apo rreth 3,6 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se borxhi i Komunës së Zhelinës, e cila sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 ka 18.998 banorë, është më i madh se borxhi i Qytetit të Shkupit.

Lexo edheKasami: Deri në fund të vitit do të shlyhen 2 milionë euro borxhe në përmbarim

Para Qytetit të Shkupit, sipas nivelit të detyrimeve, renditen edhe Komuna e Kisella Vodës me 214.726.723 denarë (3,5 milionë euro), Komuna e Strugës me 198.761.475 denarë (3,2 milionë euro) dhe Komuna e Çairit me 177.940.852 denarë (2,9 milionë euro).

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme