Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

E përndiqte 38-vjeçaren nga Tetova dhe e kërcënonte se do t’ia merrte fëmijët, arrestohet 49-vjeçari nga Gostivari

E përndiqte 38-vjeçaren nga Tetova dhe e kërcënonte se do t’ia merrte fëmijët, arrestohet 49-vjeçari nga Gostivari

Një 49-vjeçar nga fshati Balindoll i Gostivarit është privuar nga liria, pasi bashkëshortja e tij, me të cilën ndodhet në proces divorci, e ka denoncuar për përndjekje dhe kërcënime të vazhdueshme, përfshirë kërcënimin se do t’ia marrë dy fëmijët e tyre të mitur, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 21 nëntor 2026, në orën 19:00, një 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar bashkëshortin e saj J.M. (49), duke pretenduar se prej një kohe të gjatë e përndiqte dhe i drejtonte kërcënime.

Sipas denoncimit, incidenti i fundit ka ndodhur rreth orës 17:05, kur 49-vjeçari është paraqitur në sallonin ku gruaja punonte, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. Aty mes tyre ka pasur një përplasje verbale, gjatë së cilës ai e ka kërcënuar se do t’ia marrë dy fëmijët e tyre të mitur.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, inspektori i lartë dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë.

Lexo edheShtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në Shkup

Më vonë, po atë ditë, rreth orës 21:20, efektivët e policisë së Tetovës e kanë arrestuar 49-vjeçarin në rrugën “Ilindenska”, prapa një objekti hotelierik.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale sipas nenit 144, paragrafi 3 dhe nenit 144-a të Kodit Penal.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./tetova1.mk

Më shumë për këtë

U kap duke vozitur në kahun e kundërt në Shkup, policia arreston 87-vjeçarinMaqedoni · 19 orë më parëArrestohet një 56-vjeçar për gjueti të paligjshme gjatë natësMaqedoni · 1 ditë më parëKërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në KumanovëMaqedoni · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme