Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!

Skandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!

Katër persona janë arrestuar në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, nën dyshimin se kanë shfrytëzuar seksualisht fëmijë përmes internetit, duke i nxitur të krijojnë materiale me përmbajtje eksplicite.

Sipas policisë, të dyshuarit kontaktonin të mitur në rrjetet sociale, u dërgonin fotografi dhe i nxisnin të prodhonin materiale të abuzimit seksual.

Arrestimet u realizuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Mozaik 2026”, në bashkëpunim me Europolin dhe policitë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Gjatë kontrolleve në pesë lokacione, policia sekuestroi telefona celularë, laptopë, pajisje USB, karta memorieje dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova.

Lexo edheAksion i policisë në Kosovë: Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi

Më shumë për këtë

MPB paralajmëron për grupin e rrezikshëm “764”: Shënjestron fëmijët përmes rrjeteve sociale, apel për prindëritMaqedoni · 12 orë më parëAksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 1 javë më parëSkandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme