Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se për një kohë të gjatë i ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri.
Sipas burimeve të Portali X, bëhet fjalë për personin me inicialet L.B., i cili drejton një sektor në ndërmarrje dhe kishte kohë që kërcënonte punonjësit.
Lexo edhe31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeveKërcënimet arritën kulmin një ditë më parë. Një nga punonjësit, nga frika, humbi vetëdijen dhe u thirr ndihma e shpejtë.
Punonjësi e raportoi rastin në polici dhe policia e arrestoi të dyshuarin. Pasi mësuan se ai i kishte kërcënuar punonjësit me armë, policët kontrolluan automjetin e tij dhe gjetën një armë zjarri. Sipas burimeve, ai nuk kishte leje për ta mbajtur dhe bartur atë.
Më shumë për këtë
28-vjeçari nga Shkupi i vë flakën veturës së nënës, kërcënon se do t’ia djegë edhe banesënMaqedoni · 11 orë më parë
Tmerr në Shkup: Dy burra 47 dhe 62 vjeç dyshohen për dhunimin seksual të një të miture nën 15 vjeçMaqedoni · 2 ditë më parë
Shtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në ShkupMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












