Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka rikujtuar fillimet e rrugëtimit të tij politik me Lëvizjen BESA, 12 vjet më parë, duke theksuar se kjo datë simbolizon edhe nisjen e një angazhimi politik të bazuar në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar, përcjell tetova1
Në një mesazh të publikuar me rastin e kësaj feste, Azizi ka theksuar se Lëvizja BESA e kishte nisur rrugëtimin e saj pikërisht në Ditën e Alfabetit, duke e konsideruar këtë si një simbolikë të qartë të përcaktimeve dhe idealeve politike të saj.
Ai ka nënvizuar se sot ky rrugëtim po vazhdon në kuadër të VLEN-it, me të njëjtat synime, por me më shumë përvojë dhe me sfida të përballuara ndër vite.
Duke folur për angazhimin në arsim dhe avancimin e të drejtave gjuhësore, Azizi ka përmendur disa projekte që, sipas tij, dëshmojnë përkushtimin ndaj arsimit në gjuhën shqipe. Ndër to ka veçuar ndërtimin e Kampusit të Universitetit të Tetovës, dy shkollave të mesme në Tetovë dhe një shkolle të mesme në Kumanovë.
Lexo edheIzet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipeDeputeti i VLEN-it gjithashtu ka përmendur edhe tejkalimin e barrierave shumëvjeçare, duke veçuar mundësinë e dhënies së Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Azizi ka vlerësuar se rrugëtimi politik do të vazhdojë me më shumë mbështetje dhe angazhim, duke theksuar se ideali për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare mbetet në qendër të veprimit të tyre politik.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar qytetarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. /tetova1.mk
Më shumë për këtë
Bilall Kasami nderon veteranët e arsimit me rastin e 22 NëntoritMaqedoni · 1 ditë më parë
Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëmMaqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












