Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet.

Kasami tha se bisedimet janë përqendruar edhe te marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal.

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti.

Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal.

Lexo edheKasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet tona.

Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Bilall Kasami.

Më shumë për këtë

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–HungariLajme · 1 javë më parëShasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionetMaqedoni · 1 javë më parëMexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankaveMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme