Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup është mbajtur një manifestim kushtuar veteranëve të arsimit. Në këtë aktivitet, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ndau mirënjohje për mësimdhënësit që me dekada të tëra punë dhe përkushtim kanë kontribuar në edukimin e brezave dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
“Me dekada të tëra punë, sakrificë dhe përkushtim kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave. Ata janë njerëzit që jo vetëm kanë përcjellë dije, por kanë kultivuar gjuhën shqipe, kanë ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe kanë mbjellë vlera që vazhdojnë të jetojnë edhe sot!”, ka shkruar Kasami.
Gjatë manifestimit u vlerësua roli i rëndësishëm i veteranëve të arsimit në zhvillimin e arsimit shqip, veçanërisht përkushtimi i tyre në përcjelljen e dijes, kultivimin e gjuhës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar ndër breza.
Me këtë rast, Kasami shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që arsimin e kanë shndërruar në mision jetësor dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë arsimore shqiptare.
Lexo edheIzet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe


Më shumë për këtë
Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në ZagrebMaqedoni · 6 ditë më parë
Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimitMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












