Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e lidhjes autostradale nga Tetova deri në Ohër po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa përfundimi i të gjithë projektit pritet deri në vitin 2029, përcjell tetova1
Mickoski njoftoi se, përveç segmenteve Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ka nisur edhe ndërtimi i segmentit Bukojçan–Kërçovë, i cili do të mundësojë lidhjen e këtyre akseve me autostradën Kërçovë–Ohër.
Me realizimin e këtij projekti, sipas kryeministrit, do të kompletohet lidhja autostradale nga Shkupi, përmes Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, deri në Ohër.
Mickoski foli edhe për vazhdimin e trasesë në afërsi të Trebenishtës, ku është paraparë ndërtimi i një nyjeje rrugore, prej nga autostrada duhet të vazhdojë drejt pikës kufitare Qafë Thanë. Megjithatë, për shkak se kjo zonë përfshihet në hapësirën e mbrojtur nga UNESCO, do të duhet të shqyrtohet një zgjidhje alternative teknike.
Lexo edheIslami pritet të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, duke tejkaluar krishterimin„Në lokacionin e Trebenishtës kemi paraparë një nyje rrugore, nga ku autostrada duhet të vazhdojë drejt pikës kufitare Qafë Thanë. Siç e dini, kjo zonë aktualisht është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe, në përputhje me raportin e fundit të kësaj organizate, duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër teknike“, deklaroi Mickoski.
Kryeministri shprehu optimizëm se autostrada Kërçovë–Ohër do të hapet për qarkullim deri në fund të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa lidhja e plotë autostradale nga Tetova deri në Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botëroreMaqedoni · 2 ditë më parë
Policët do të pajisen me kamera trupore me inteligjencë artificiale, teknologjia e re pritet të hyjë në përdorim në vitin 2027Maqedoni · 1 javë më parë
Zgjatet deri në vitin 2031 afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në Tetovë rreth 3 mijë lëndë të bllokuaraMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












