Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Qafë Thanës është promovuar projekti One Stop Shop, në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përcjell tetova1
Sali ka theksuar simbolikën e promovimit të këtij projekti pikërisht më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar këtë datë si një simbol të historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare.
Sipas tij, projekti One Stop Shop përfaqëson një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, reduktimit të pritjeve dhe burokracisë, si dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai ka nënvizuar se 22 Nëntori kujton rëndësinë e bashkimit, gjuhës dhe identitetit, ndërsa përgjegjësia e institucioneve sot është të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe mundësi më të mira për brezat e ardhshëm.
Lexo edhe“One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë ThanëPostimi i plotë:
“Sot, në Ditën e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë që mban në vete historinë, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare, patëm nderin të promovojmë One Stop Shop në pikën kufitare të Qafë Thanës, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Është simbolike që pikërisht në këtë ditë historike, kur kujtojmë ata që u bashkuan për t’i dhënë gjuhës shqipe alfabetin e saj të njësuar, ne bëjmë një hap konkret për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe për të afruar edhe më shumë njerëzit tanë.
22 Nëntori na kujton se bashkimi, gjuha dhe identiteti janë vlera që na lidhin ndër breza. Ndërsa projekte si One Stop Shop dëshmojnë se këto lidhje mund t’i kthejmë edhe në bashkëpunim konkret, në më pak pritje, më pak burokraci dhe më shumë lehtësi për qytetarët.
Sepse historia na ka mësuar sa shumë kemi sakrifikuar për të qenë bashkë, ndërsa përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe mundësi më të mira për brezat që vijnë.”, ka shkruar Sali./tetova1.mk

Më shumë për këtë
Kasami: Në Qafë Thanë dhe katër vendkalime tjera kufitare do të ketë vetëm një kontroll për qytetarëtMaqedoni · 2 orë më parë
Edi Rama në Maqedoni për Ditën e AlfabetitMaqedoni · 1 javë më parë
Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjesMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












