Duke filluar nga sot, në pikën kufitare Qafë Thanë do të zbatohet sistemi i integruar kufitar “One Stop Shop”, pra kontrolli kufitar në një sportel të vetëm.
Me këtë sistem, udhëtarët, automjetet dhe mallrat kalojnë një kontroll të përbashkët kufitar në një vend të vetëm. Nuk do të ndalen më dy herë, në anën e daljes dhe në anën e hyrjes. Qëllimi i sistemit është të ulë radhët në pikat kufitare, sidomos në periudhat me qarkullim dhe udhëtime të shtuara.
Ky model zbatohet tashmë në pikën kufitare Tabanoc – Preshevë me Serbinë fqinje.
Në vënien në funksion të “One Stop Shop” në Qafë Thanë do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












