Të gjithë policët që punojnë në terren në Maqedoninë e Veriut pritet të pajisen me kamera trupore me inteligjencë artificiale, pas marrëveshjes pesëvjeçare të Ministrisë së Brendshme me kompaninë amerikane “Axon”. Kamerat e para pritet të vendosen në uniformat policore nga mesi i vitit 2027.
Pajisjet do të mundësojnë incizimin audio dhe video, përkthimin në kohë reale të më shumë se 40 gjuhëve, si dhe transmetimin e pamjeve në një qendër të veçantë komanduese që fillimisht do të funksionojë në Veles. Sistemi do të mundësojë edhe ruajtjen e pamjeve deri në 120 sekonda para aktivizimit zyrtar të kamerës, duke dokumentuar edhe momentet para një incidenti. Nga kjo teknologji pritet të rritet transparenca dhe efikasiteti policor, si dhe të përmirësohet lufta kundër kriminalitetit./TV21
Më shumë për këtë
Paralajmërimi i fituesit të Nobelit në Fizikë: “Çernobili” i inteligjencës artificiale mund të ndodhë brenda vitit 2027Teknologji · 5 ditë më parë
Marrëveshje të fshehta dhe takime larg kamerave, çfarë po përgatitet kundër Netanyahut?Lajme · 1 javë më parë
Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë SauditeMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












