Kreu i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, shpreson të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, ndërsa 67 deputetë kanë mbështetur kandidaturën e tij. Ai propozon krijimin e një qeverie të emergjencës kombëtare dhe kritikon vazhdimin e qëndrimit të Benjamin Netanyahut në pushtet…
Udhëheqësi i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, njoftoi të premten, më 6 nëntor, se negociatat për krijimin e një shumice parlamentare kanë shënuar përparim të rëndësishëm pas zgjedhjeve në Izrael. Ai shprehu shpresën se presidenti Isaac Herzog do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme.
Në një mesazh të gjatë në platformën X, kreu i partisë Yashar bëri të ditur se përfaqësuesit e forcave politike kanë zhvilluar një sërë takimesh, disa publike dhe të tjera larg vëmendjes së mediave.
“Kemi zhvilluar shumë takime, disa prej të cilave janë bërë publike, ndërsa të tjera jo. Disa janë zhvilluar vetëm pak orë më parë. Kemi arritur përparim të rëndësishëm dhe rezultate konkrete”, deklaroi Eisenkot.
Lexo edhePërplasje për pushtetin në Izrael, rivali i Netanyahut merr mbështetjen e 67 deputetëveAi theksoi se synon të krijojë një qeveri të emergjencës kombëtare, e cila do të mbështetet te partitë kryesore të opozitës dhe do të jetë e hapur ndaj forcave të tjera parlamentare që pranojnë parimet e propozuara prej tij.
Eisenkot kritikoi qeverinë aktuale të Benjamin Netanyahut, duke deklaruar se Izraeli po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale.
Sipas tij, qeveria në detyrë përbën kërcënim për themelet e demokracisë izraelite, ndërsa vendi ka nevojë për një drejtim të qëndrueshëm politik.
Plani i tij mbështetet në katër parime kryesore: njohjen e Izraelit si shtet hebre dhe demokratik, respektimin e vlerave të Deklaratës së Pavarësisë, vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kombëtar ose civil për të gjithë dhe angazhimin për çmontimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.
Sipas Eisenkotit, bërthamën e koalicionit të propozuar do ta përbëjnë katër parti: Yashar, B’Yachad, Demokratët dhe Yisrael Beytenu, të cilat zotërojnë së bashku 48 vende në parlament.
Ndërkohë, konsultimet e presidentit Herzog me partitë parlamentare treguan se 67 nga 120 deputetët mbështesin kandidaturën e Eisenkotit, ndërsa 46 mbështesin Netanyahun.
Presidenti izraelit ka njoftuar se të dielën, më 8 nëntor, do të vendosë se cilit kandidat do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka theksuar se mbështetja e shprehur gjatë konsultimeve nuk garanton domosdoshmërisht krijimin e një koalicioni qeverisës.
Më shumë për këtë
Netanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaLajme · 2 ditë më parë
Opozitari izraelit bën thirrje për koalicion me partitë arabe për ta larguar Netanyahun nga pushtetiLajme · 1 javë më parë
SHBA kërkon të zhbllokojë planin për Gazën, Tony Blair takon Netanyahun dhe Herzogun në IzraelLajme · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












