Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Falsifikuan marrëveshje kredie dhe dokumente për automjete, hetohen katër persona

Falsifikuan marrëveshje kredie dhe dokumente për automjete, hetohen katër persona

Prokuroria ka nisur hetim ndaj katër personave të dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe zhvatje. Sipas hetimeve, grupi që nga viti 2021 ka shfrytëzuar borxhet dhe varësinë financiare të viktimave për t’u marrë para përmes kërcënimeve, marrëveshjeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve.

Tre të dyshuarve u është kërkuar paraburgim, ndërsa i katërti ndodhet jashtë vendit. Në këtë rast dyshohet edhe një noter për kryerje të pakujdesshme të detyrave, pasi ka vërtetuar dokumente të falsifikuara.

Hetimet zbuluan se viktimat, edhe pasi kishin shlyer kreditë, janë detyruar të paguajnë shuma shtesë dhe të vënë në dispozicion llogaritë e tyre bankare për qarkullimin e parave të përfituara nga zhvatja.

Më shumë për këtë

Arrestohet një shtetas i Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumenteshMaqedoni · 1 ditë më parëDokument/ Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega ParkMaqedoni · 3 ditë më parë30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!Maqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme