Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Përleshje në kazino: Dy policë të plagosur, shoferi i zv.shefit të SPB Tetovë i arrestuar

Përleshje në kazino: Dy policë të plagosur, shoferi i zv.shefit të SPB Tetovë i arrestuar

Më 13.11.2026, në orën 01:45, në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është raportuar se tek ata janë sjellë me lëndime të rënda trupore nga një mjet i mprehtë J.R. (48) nga fshati Bërvenicë dhe S.T. (50) nga fshati Saraqinë e Tetovës. Sipas raportimit, ata i kanë marrë lëndimet gjatë një tentimi në një kazino në Tetovë për të ndarë personat V.A. (44) nga fshati Xhepçisht dhe A.I. (33) nga fshati Trebosh, i cili ka qenë bashkë me personat S.I. (26) dhe Sh.S. (26) nga Treboshi, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes vete. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, J.R. është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa S.T. është ndalur për mjekim në Spitalin Klinik të Tetovës. Lidhur me ngjarjen, në orën 03:45 është privuar nga liria F.H. (34) nga fshati Trebosh, i punësuar në kazino, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihmë” në lidhje me dhunën.

Siç mëson Pa Censurë, dy nga të arrestuarit janë edhe shoferi i zëvendës kryeshefit të SPB Tetovë dhe polici tjetër pjesëmarës.
Statusin e personit të privuar e ka edhe V.A., i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndalur nën mbikëqyrje policore në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërkaq, sot në mëngjes në orën 08:50, në Stacionin Policor Tetovë janë vetëparaqitur A.I., S.I. dhe Sh.S. dhe janë ndalur për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzimet përkatëse.

Më shumë për këtë

Marihuanë dhe sulm ndaj policëve, arrestohen dy të rinj në TetovëMaqedoni · 3 ditë më parëArrestohet 25-vjeçari në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar slloveneMaqedoni · 6 ditë më parëAutobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve, arrestohet shoferiLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme