Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë dhe Vrapçisht po vazhdon angazhimin në terren pas erërave të forta të regjistruara, me qëllim mënjanimin e dëmeve të shkaktuara dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve, përcjell tetova1
Përmes një njoftimi, nga kjo njësi bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast ku kërkohet ndihmë dhe mbështetje.
Njëkohësisht, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të raportojnë menjëherë çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tyre.
Njoftimi i plotë:
Lexo edheZjarrfikësit e Tetovës apelojnë për kujdes nga erërat e forta, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurta“Pas erërave të forta të regjistruara, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë dhe Vrapçisht po vazhdon punën e pandërprerë në terren për të mënjanuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Zjarrfikësit tanë mbeten në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast ku kërkohet mbështetje.
Ju lutemi qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të lajmërojnë menjëherë çdo rrezik eventual.”/tetova1.mk


Më shumë për këtë
Për shkak të erërave të forta në disa akse rrugore kanë rënë drunj dhe semaforëMaqedoni · 17 minuta më parë
Zjarr i madh në Shkup, shtatë automjete zjarrfikëse dhe 19 zjarrfikës në aksionMaqedoni · 4 ditë më parë
Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!Maqedoni · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












