Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 8 maj 2024.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, raporton Anadolu.

Mickoski i bëri këto komente pas një aktiviteti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fushata e paralajmëruar e partisë së tij, VMRO-DPMNE, është përgatitje për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028”, tha ai.

Lexo edheMickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme

“Diku në fund të dhjetorit 2027 ne kemi zgjedhjen e qeverisë teknike, kështu që do të thoja se mandati im si kryeministër zgjat edhe pak më shumë se një vit e një muaj”, shtoi Mickoski.

Mickoski shtoi se qëllimi i vizitave në terren është të përcaktohet se çfarë mungon dhe në cilat fusha mund të përmirësohen politikat qeveritare.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 8 maj 2024.

Më shumë për këtë

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”Maqedoni · 2 javë më parëMickoski nuk lë hapësirë për zgjedhje të parakohshme: Kemi borxhe!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme