Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme

Mickoski: S’ka zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai e arsyetoi këtë me detyrimet e mëdha financiare të vendit gjatë dy viteve të ardhshme.

Në një takim me gazetarët, Mickoski tha se vetëm gjatë vitit 2027 duhet të sigurohen 2,3 miliardë euro, ndërsa në vitin 2028 rreth 2,7 miliardë euro. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme do ta çonin vendin drejt falimentimit.

Në të njëjtin takim, Mickoski prezantoi rezultatet e tri sondazheve të realizuara gjatë tetorit. Sipas tyre, BDI-ja gëzon mbështetje prej 7,9 për qind dhe VLEN-i prej 7,1 për qind, me një diferencë prej vetëm 0,8 pikë përqindjeje.

Edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt. Ai shtoi megjithatë se për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani.

Lexo edheMickoski nuk lë hapësirë për zgjedhje të parakohshme: Kemi borxhe!

Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar për koalicionin qeverisës. Partneri ZNAM ka paralajmëruar se do të largohet nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe. Qeveria ka kërkuar mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Njëkohësisht, rasti i Alta Bankës ka sjellë përplasje të ashpra mes BDI-së dhe VLEN-it.

Më shumë për këtë

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”Maqedoni · 21 orë më parëZgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të rejaMaqedoni · 1 javë më parëBDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme