Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë pjesë e një liste rinore në zgjedhjet parlamentare. I ftuar në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, ai tha se beson se një ditë mund të kërkojë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në institucionet e vendit.

“A mund ta shohim Blendi Hodain në një listë rinore në zgjedhjet parlamentare në të ardhmen? Besoj se po. Po e them këtë direkt sepse nuk dua të tingëlloj si politikan që përgjigjet nga Muri i Kinës për të mos u përgjigjur.

Besoj se po, sepse mendoj që në qoftë se kritikon tërë kohën, është e rrugës që në një të ardhme afatgjatë apo afatshkurtër të tregosh se realisht atë që ke kritikuar mund ta realizosh dhe ta implementosh.

Kështu që, unë shpresoj dhe besoj se të gjitha propozimet që deri më sot kemi sugjeruar si organizatë joqeveritare, ndoshta një ditë do të kem mundësi që të kem besimin e qytetarëve, që të mund ta përfaqësoj zërin e qytetarëve ashtu siç duhet dhe jo siç janë nënvlerësuar dhe keqpërfaqësuar deri më tash në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Blendi Hodai në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA.

Më shumë për këtë

Kandidati i Listës Studentore, Dimoviq: “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”Rajon · 1 ditë më parëZgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 prill? VMRO drejt një vendimi për zgjedhje të rejaMaqedoni · 7 ditë më parëBDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme