Mbrëmë, në bulevardin “Aradhat Partizane”, në lagjen Karposh 3 të Shkupit, pranë qendrës tregtare “City Mall”, ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku ishte i përfshirë një automjet i markës “Audi”.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, automjeti ka dalë nga rruga, duke goditur fillimisht disa pemë pranë trotuarit dhe më pas është përplasur në shportat e vendosura për lule përgjatë bulevardit.
Dëshmitarë okularë deklarojnë se makina po lëvizte me shpejtësi tepër të madhe, duke mos pasur kontroll mbi drejtimin.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për pasoja të mundshme në njerëz apo për gjendjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar rastin dhe kanë ndërmarrë masa për pastrimin dhe sigurimin e zonës.





