Maqedoni

Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

Autori

Autori

Portali Tetova

September 7, 2024, 01:09

“Deri në fund të vitit 2026 qytetarët do të lëvizin përgjatë autostradës së re Kërçovë-Ohër”, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski.

Në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”, ai thekson se ka probleme të shumta për ndërtimin e autostradës, sepse bëhet fjalë për tokë që nuk përputhet me standardet klasike gjeologjike për ndërtimin e autostradës, por siç thotë ai nuk do ta lodhë publikun me problemet me të cilat përballet Ministria.

” Problemet janë të shumta, por unë thashë që nuk do ta lodh publikun me probleme, sepse publiku është i lodhur nga justifikimet, por ajo që mund të them është se do ta mbajmë fjalën dhe deri në fund të vitit 2026 do të keni në funksionalitet autostradën Kërçovë-Ohër. Është një terren malor jashtëzakonisht i vështirë. Ne duam ta përfaqësojmë Maqedoninë si një vend bujqësor, por 80 për qind janë male kur sheh hartën. Dhe bëhet fjalë për tokë që nuk i plotëson standardet klasike gjeologjike për ndërtimin e autostradave”, thotë Nikoloski.

I pyetur se pse nuk janë bërë kërkime gjeologjike kur është projektuar traseja, Nikoloski thotë se janë bërë gabime në projektim, por edhe në ekzekutim.

Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Vlera e autostradës me gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte projektuar fillimisht në 374 milionë euro dhe pas disa anekseve të Marrëveshjes dhe shtyrjes së afateve arriti në 598 milionë euro. Me shtesat ligjore në prill të këtij viti, u bë e mundur përmbyllja e aneksit të gjashtë të Marrëveshjes, e cila zgjati periudhën e ndërtimit deri në fund të vitit 2026.(INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA