Një shtetas austriak 53-vjeçar, me inicialet M.S.F., është kapur duke ngarë me 171 km/h në autostradën Shkup-Tetovë, ku kufiri maksimal është 100 km/h. Incidenti ndodhi më 29 qershor, në orën 12:20, kur policia ndaloi veturën Audi me targa austriake dhe konstatoi shkeljen e rëndë të rregullave të qarkullimit.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Tetovë, shoferit iu konfiskua pasaporta, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal pas dokumentimit të rastit. Autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta ndaj shkelësve të sigurisë rrugore.










