Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me çështjen e emërtimit të rrugëve në Tetovë, duke akuzuar BDI-në dhe strukturat që, sipas tij, veprojnë në interes të kësaj partie, për përpjekje të vazhdueshme kundër kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përcjell Tetova1
Në një postim publik, Azizi theksoi se procesi i vendosjes së emrave shqip në rrugët e Tetovës do të vazhdojë dhe se askush nuk mund ta pengojë atë.
Postimi i plotë i Azizit:
“Gjykata e votuar nga BDI-ja, bashkë me mercenarët e BDI-së, vijojnë aksionin e radhës për ta luftuar Bilall Kasamin, i cili i shkeli 5 herë radhazi në zgjedhje në Tetovë.
Rrugët në Tetovë do të kenë emra shqip. As Gjykata e BDI-SDSM, as askush tjetër nuk mund ta ndalë këtë proces.
P.S. ja si e ka “zgjidhur” BDI-ja çështjen e emrave në Tetovë. “Dervish Cara” në dokumente për 20 vjet ka figuruar si “JNA”!”, ka përfunduar Azizi./tetova1.mk











