Trendy

Azizi: Ligji për përfaqësim të drejtë po sillet me 24 vjet vonesë

Para 2 orë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë tha se një zgjidhje e tillë sillet me 24 vjet vonesë të cilën opozita shqiptare gjatë gjithë asaj periudhe nuk arriti të sjellë zgjidhje.

Ai shprehet se Ligj i përkryer është vetëm Ligji hyjnor.

“Ligji nga forma, përmbajtja edhe mënyra si parashihet implementimi, mendoj se për herë të parë është ngritur në nivelin më të lartë dhe në këtë ligj kanë punuar ekspertë kushtetues, janë zhvilluar shumë debate dhe është krijuar një mënyrë sistematike e planifikimit, vrojtimit dhe raportimit që mos ketë ato defekte që ka pasur në të kaluarën”, ka thënë Azizi.

Sipas tij, kuota etnike nuk ka pasur as balancuesi dhe ai këtu ka bërë një krahasim me situatën në Kosovë.

“Të merremi vesh, a e dini se cila është kuota etnike, atë që e kanë serbët në Kosovë, 10 karrige të siguruara në Kuvendin e Kosovës, cilat kuota kanë qenë me balancuesin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që i bie nëse flasim për kuota ne do duhet të kemi 30 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë”, ka thënë Azizi.

Trending