Trendy

Azizi për “Top Channel”: Pas 35 vitesh dhënia e provimit të jurisprudencës po institucionalizohet

Para 3 orë

Zëdhënësja e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Latifi Azizi në një deklaratë për “Top Channel” ka thënë se pavarësisht se Ligji për gjuhët është miratuar në vitin 2018, provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe.

Ajo ka thënë se tani kjo çështje nga ana e qeverisë aktuale ka hyrë drejt zgjidhjes.

“Provimi i jurisprudencës, 35 vite pavarësi nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe. Pas 35 viteve dhënia e provimit po institucionalizohet nga kjo qeveri. Pyetja nuk është se a do të bëhet, por kur do të bëhet do të bëhet më gjitha nishanet”, ka thënë Azizi.

Ajo tha se kur erdhën në qeveri, drejtorët, edukatoret në fushën e politikës sociale të gjitha provimet dhe licencat deri tani i kanë dhënë në gjuhën maqedone dhe vitin e kaluar, siç tha ajo, “e kemi rregulluar këtë çështje”.

“Unë do ju tregoj një dokument ku shihet qartë një licencë e dhënë në vitin 2021 dhe një në vitin 2025 në fushën e punës dhe politikës sociale, ku njëra qëndron në maqedonisht, ndërsa tjetra në dy gjuhë”, ka thënë mes tjerash Azizi.

Trending