Trendy
Adnan Azizi

Azizi publikon foton e karrigeve bosh të opozitës: Kuvendin e përdorin për kamera, jo për punë

Para 2 orë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër deputetët e opozitës për, siç thotë ai, mungesën e angazhimit në punën parlamentare.

Në reagimin e tij, Azizi thekson se disa deputetë të opozitës e shohin Kuvendin më shumë si një skenë për paraqitje mediatike sesa si institucion ku merren vendime në interes të qytetarëve. Sipas tij, ata marrin pjesë në fillim të seancave, mbajnë fjalime për mediat dhe më pas largohen, duke mos qenë të pranishëm në debatet dhe proceset vendimmarrëse që zgjasin me orë të tëra.

“Përgjegjësia e deputetit nuk përfundon me një paraqitje para kamerave, por matet me kontributin e tij në sallën e Kuvendit”, shkruan Azizi.

Ai shton se ka deputetë të opozitës që, sipas tij, rrallëherë shihen në seanca dhe nuk japin kontribut konkret në diskutimet parlamentare.

Në fund të reagimit, Azizi vlerëson se politika nuk duhet të jetë spektakël, por punë dhe përgjegjësi, duke theksuar se propaganda nuk mund ta zëvendësojë angazhimin real në institucionet shtetërore.

Trending