Maqedoni

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 25, 2024, 10:04

Gjykata Supreme sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës së vrarë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit.

Kjo është mbledhja e dytë publike para Gjykatës Supreme pas masës së paraburgimit për babanë e Vanjës, pasi që në mars të këtij viti Supremja e refuzoi si të pabazë kundër masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup.

Avokati i të dyshuarit Gjorçevski, Vlladimir Tufegxhoq, në mbledhje tha se nga mbledhja e fundit e mbajtur deri më sot, rrethanat fare nuk kanë ndryshuar.

Shtoi se i dyshuari nuk mund të ikë sepse vlefshmëria e dokumentit të udhëtimit i ka skaduar dhe se ai aktivisht merr pjesë në hetim.

Në deklaratë për mediumet pas mbledhjes, Tufegxhiq informoi se i është nënshtruar ekspertizës pajisja celulare e Gjorçevskit, por se ende nuk kanë kurrfarë informata nga ekspertiza. Ai theksoi edhe se rasti ka arritur edhe në Qendrën për Kujdes Social, pasi që familjes së babait të Vanjës, nuk i është lejuar të realizojnë kontakt me vajzën e tij më të vogël.

I dyshuari Aleksandar Gjorçevski, u dakordua me arsyetimin e avokatit të tij dhe theksoi se është i akuzuar, siç tha, për disa gjëra të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i kupton.

Prokurori publik, Naum Panoski, tha se PP mbetet në tërësi gjatë paraqitjes së dëshmive në propozim.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila u paraqit si e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe qytetari i Velesit Pançe Zezhovski, i cili, ndërkaq ishte paraqitur si i zhdukur më 24 nëntor.

Për të dy vrasjet, për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale” i akuzuar i parë është Ljubço Palevski Pallço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia, ndërsa për bashkëpjesëmarrje ngarkohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup. Në paraburgim ndodhet edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i dyshuar se ka ndihmuar në rrëmbim, me atë që, siç kumtuan njëkohësisht kompetentët, ka ndarë informata me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij.

Pas propozimit të prokurorit kompetent ishte hequr paraburgimi i Stefan Dimovskit, shoferit të Ljupço Palevskit – Pallço, i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë ikjes. Dimovskit iu caktuan masat e caktuara të kujdesit – ndalesë për largim nga vendbanimi, marrje e dokumentit të udhëtimit dhe obligimi për t’u paraqitur në gjykatë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste