Tifogrupi “Ballistët” ka njoftuar se ka formuar strukturën e re organizative. Sipas njoftimit, kryesia e ngushtë përbëhet nga gjashtë anëtarë, ndërsa për kryetar është zgjedhur Shaban Zeneli, përcjell tetova1
Nga “Ballistët” bëjnë të ditur se kryesia e re do të ketë përkrahjen edhe të grupit punues, i cili do të shërbejë si grup më i gjerë në ndihmë të kryesisë dhe tifogrupit.
Organizimi i parë i kapitullit të ri, sipas njoftimit, do të jetë udhëtimi i 11 tetorit, në ndeshjen kundër Shkëndijës së Haraçinës, që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit.
Njoftimi i plotë:
“FORMOHET STRUKTURA E RE ORGANIZATIVE!
Sonte me datë 04.10.2026, në mbledhjen e paralajmëruar u formua kryesia e ngushtë Ballistëve, e cila përbëhet nga 6 anëtarë ndërsa për KRYETAR u zgjodh Shaban Zeneli.
Kryesia e re gjithashtu do të ketë përkrahjen e grupit punues, si grup më i gjerë në ndihmë të kryesisë dhe tifogrupit në përgjithësi.
Organizimi i parë i këtij kapitulli të ri do të jetë në udhëtim, ditën e Dielë me datë 11.10.2026 kundër ekipit të Shkëndijës nga Haraqina në stadiumin e Çairit 🔴⚫
GJITHMONË KAM QENË E GJITHMONË UNË DO VIJ, PËR NGJYRAT TONA KUQ E ZIII 🔥”./tetova1.mk











