Maqedoni

BDI në mbështetje të idesë së saj për vetting partiak, thotë se është pioniere e luftës kundër korrupsionit

February 18, 2025, 02:02

Korrupsioni ndër vite është problemi numër 1 i Maqedonisë së Veriut, i cili sipas organizatave të brendshme dhe ndërkombëtare është i pranishëm në përmasa pandemike. Akoma më shqetësues mbetet niveli i pandëshkueshmërisë – ku figurat korruptive që kanë shpërdorur pozitën zyrtare prej vitesh nuk janë ndëshkuar – gjë që ka bërë që qytetarët të mos u besojnë institucioneve shtetërore.

Megjithatë, krahas këtyre vlerësimeve për gjendjen me luftën kundër korrupsionit, sot BDI lavdërohet se ka pasur rol pionieri në avancimin e qeverisjes së mirë dhe përpjekjeve kundër korrupsionit. Në një komunikatë të fundit, BDI-ja merr meritat si pjesë e angazhimit rajonal, evropian e ndërkombëtar, si dhe për miratimin e strategjive kombëtare për luftën kundër korrupsionit.

Puna matet me atë që korr, jo me atë që mbjell – thotë një fjalë popullore që mbase përshkruan më së miri trashëgiminë institucionale dhe politike që ka lënë BDI-ja nga qeverisja e saj 22-vjeçare. Për ironi, dy vitet e fundit të qeverisjes, BDI-së i janë futur në Listë të Zezë të SHBA-së dy funksionarë të lartë partiakë pikërisht për çështje korrupsioni, gjegjësisht Ramiz Merko dhe Artan Grubi, për të cilin madje në mënyrë taksative theksohet se ka marrë ryshfet për të shpëtuar ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov. Nga BDI-ja thonë se kanë luftuar korrupsionin duke miratuar qindra ligje dhe akte nënligjore. Megjithatë, deputetët e partisë së Ahmetit në shtator të vitit 2023 votuan ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat prodhuan efekt negativ të përmasave epike në luftën kundër korrupsionit. Konkretisht, shpëtuan qindra funksionarë të përfshirë në shpërdorim detyre. Ndryshimet e tilla, u përmendën edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që u cilësuan si korrupsion serioz qeveritar. Organizatat civile kanë argumentuar se me këtë akt, qeveria krijoi mundësi të gjera për korrupsion.

Këtë e tregojnë qartë edhe rezultatet e Transparency International nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit. Në dekadën e fundit, ku BDI-ja ka qenë pjesë e Qeverisë, vendi ka rënë vazhdimisht në listë, duke mbetur në grup me vendet afrikane e aziatike, shumë larg vendeve evropiane. Nga gjithsej 180 vende të përfshira, Maqedonia e Veriut renditet e 88-ta. Ndërsa, nga 100 pikët që do të nënkuptonin pastërtinë e shtetit nga korrupsioni, Maqedonia ka mbledhur vetëm 40. Në shumë hulumtime të shoqërisë civile, korrupsioni është një prej arsyeve pse të rinjtë ikin. Sipas anketave të kryera, kjo tendencë është vazhdimisht në rritje.

Kur BDI-ja erdhi në pushtet, të rinjtë përbënin 23,8% të popullsisë, ndërsa dy vite para se të shkonte në opozitë, të rinjtë përbënin 17,8% të popullsisë. Sipas hulumtimeve të Reaktor, gjatë kësaj periudhe janë larguar nga shteti 150 mijë të rinj. Sipas një ankete të Fondacionit për Demokraci Vestminster, 83% e të rinjve lënë shteti kryesisht për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndërsa rezultatet dhe shifrat flasin vetë për situatën, BDI-ja thotë se tani është e përkushtuar për një kapitull të ri, me reforma dhe veting, e ndjekur nga e kaluara e saj. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh