Maqedoni

BDI: Qytetarët po mbyten nga ndotja, Qeveria merret me politikë partiake!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 7, 2025, 10:01

Nga BDI përmes një kumtese kanë reaguar për ajrin e ndotur duke thënë se po kalojmë Wuhanin dhe Mumbain për nga statistika.

“Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in.

Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre.

Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që të ofrojë zgjidhje.

Nuk kanë asnjë plan, asnjë masë konkrete, vetëm fjalë dhe arsyetime të lodhura, ndërsa njerëzit po mbyten nga ndotja!

Fajtorë të drejtpërdrejtë për këtë situatë janë politikanë që kanë tradhtuar çdo fjalë dhe premtim, individë të refuzuar nga votuesit, por të zgjedhur në bodrumet e nëntokës politike.

Ata nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por vetëm interesat e errëta që i sollën në pushtet.

Ndaj nuk kanë as vullnetin dhe as guximin të përballen me këtë krizë, sepse prioriteti i tyre nuk janë qytetarët, por pazaret politike!

BDI paralajmëron se kjo situatë është e patolerueshme!

Kërkojmë masa të menjëhershme dhe efikase për të mbrojtur qytetarët, jo më shumë justifikime.

Qeveria duhet:
• Të miratojë masa urgjente për zvogëlimin ndotjes së ajrit!
• Të mbështesë familjet dhe grupet e rrezikuara me ndihmë për mbrojtje nga ndotja!
• Të ndalojë lojërat politike dhe të marrë përgjegjësi për krizën e shëndetit publik!

Mjaft më me paaftësi dhe shpërfillje!

Qytetarët nuk mund të marrin frymë, ndërsa këta politikanë vazhdojnë të bëjnë politikë për interesa të veta!

Kjo është papërgjegjësi me pasoja të rënda ndaj shëndetit të qytetarëve!” – thonë nga BDI.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur