Trendy

BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet ende shumë e rëndë

Para 36 minuta

Bashkimi Evropian paralajmëroi se situata në Gaza nuk duhet të kalojë në harresë, duke theksuar se kushtet humanitare mbeten shumë të rënda për shkak të mungesës së ushqimit, kequshqyerjes së përhapur dhe presionit të madh mbi sistemin shëndetësor.

“Gaza nuk mund të bëhet një krizë e harruar, siç thoni me të drejtë. Ka zhvillime dhe situata mbetet ende shumë e rëndë”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Eva Hrncirova.

Ajo paralajmëroi se kequshqyerja akute prek shumicën e fëmijëve në Gaza dhe tha se, megjithëse uria ekstreme u frenua në vitin 2025, rreziku nuk është zhdukur.

“Ne arritëm ta frenonim urinë vitin e kaluar në Gazë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të rikthehet”, deklaroi Hrncirova.

Sipas saj, mungesat e zgjatura kanë bërë që njerëzit të varen nga furnizime shumë të kufizuara ushqimore, pa ose me qasje shumë të pakët në mish, perime të freskëta dhe fruta, gjë që po ndikon gjithnjë e më shumë në shëndetin publik.

Trending