Trendy
Screenshot

BE miraton hapin vendimtar për anëtarsimin e Malit të Zi në BE, ngec Shqipëria?

Para 1 orë

Ambasadoret e shteteve anetare te Bashkimit Evropian kanë miratuar krijimin e një grupi ad-hoc pune për hartimin e Traktatit të Aderimit të Malit të Zi, duke shenuar një hap të rëndesishëm në fazën finale të negociatave të zgjerimit.

Vendimi, i konfirmuar nga Presidenca e Küshillit të BE-së në Qipro, vjen pas përfundimit të një procesi të gjatë teknik dhe synon përgatitjen e bazës ligjore për anëtarësimin e ardhshëm të vendit ballkanik ne Union.

Sipas Komisionit Evropian për Zgjerim, Traktati i Aderimit të Malit të Zi do të jetë i pari në perfshin mekanizma të rinj mbrojtës, të cilët lidhen me gatishmerine institucionale, politike dhe financiare te vete BE-se per zgjerim të mëtejshëm.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos theksoi se këto klauzola mbrojtëse nuk janë një koncept i ri, por n këtë rast ato janë të lidhura drejtpërdrejt me rishikimin e politikave para-zgjerimit të Unionit.

Ministrja e Çüshtjeve Evropiane t Malit të Zi, Maida Gorčević, e cilësoi vendimin si një “moment historik” dhe “hapin e fundit vendimtar” drejt anetarësimit të plotë në BE.

Sipas saj, krijimi i grupit të punes konfirmon mbështetjen e fortë politike të Brukselit për progresin e bërë nga Podgorica dhe eshtë një sinjal se Mali i Zi po ecën drejt objektivit për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028.

Grupi i ri do të ketë detyrë koordinimin e përgatitjes ligjore dhe teknike të traktatit, perfshirë percaktimin e periudhave tranzitore dhe mekanizmave të sigurisë, me gëllim integrimin gradual te vendit ne sistemin juridik dhe institucional të Unionit.

Traktati i Aderimit hartohet paralelisht me fazën përfundimtare të negociatave, por finalizohet vetëm pasi të jenë mbyllur të gjitha kapitujt negociues. Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt e negociatave me BE-ne.

Zyrtarët evropianë theksojnë se ky do te jetë traktati i parë i këtij lloji pas 13 vitesh, duke e bërë atë një model të mundshëm për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian.

Trending