Edhe pse është përfolur në opinion se partia turke e TDP-së, e udhëhequr nga Bejxhan Iljaz do të largohet nga Fronti Europian, sonte deputeti i kësaj partie eshte parë krahë Bilall Kasamit në Tetovë, duke kremtuar ditën e turqve.
Ende nuk dihet nëse kjo eshte nje sinjal se ai po bëhet pjese e qeverise dhe braktise Frontin. Edhe kreu i ASH-së sot ka deklaruar se Bejxhan Iljaz mund te behet pjese e qeverise VMRO-VLEN.