Trendy

Bekim Fazliu: Ish-zyrtarët që dështuan për vite në provimin e jurisprudencës sot japin mend

Para 60 minuta

Kryetari i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar ashpër ndaj ish-zyrtarëve institucionalë, duke i akuzuar se po përpiqen të paraqiten si zgjidhës të një problemi që, sipas tij, vetë e kanë lënë pezull për vite me radhë.

Fazliu thekson se është paradoksale që figura të cilat kanë pasur përgjegjësi institucionale për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot dalin me deklarata publike dhe qëndrime për mënyrën se si duhet të zgjidhet ky problem.

Në reagimin e tij, ai shprehet se:

“Vetëm te ne ndodh që ish-zyrtarët që dështuan për vite me radhë ta zgjidhin problemin e provimit të jurisprudencës në shqip, sot dalin e japin mend se si duhet ta zgjidhë dikush tjetër. Dështimi disavjeçar nuk mund të shitet si ekspertizë.”

Sipas Fazliut, kjo qasje përfaqëson përpjekje për riciklim të përgjegjësisë politike, duke u shfaqur me deklarata “patriotike” pas një periudhe të gjatë mosveprimi.

Ai shton se debati për provimin e jurisprudencës është zvarritur për vite, duke mbetur i pazgjidhur për kandidatët shqiptarë, ndërsa ish-zyrtarët, sipas tij, sot përpiqen të pozicionohen si kritikë të zgjidhjeve aktuale.

Fazliu përsërit qëndrimin se provimi i jurisprudencës duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si një çështje të drejtë dhe të domosdoshme institucionale.

Trending