Maqedoni

Bekim Qoku: Dum babën! Dum babën!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 29, 2024, 09:09

Bekim Qoku nga koalicioni VLEN shkruan:

Dum babën! Dum babën!

“Kurrë s’kemi qenë më të lirë se nën pushtimin nazist”, shkruan Sartri.
“I kishim humbur të gjitha të drejtat dhe, para së gjithash, të drejtën tonë për të folur. Na fyenin haptazi çdo ditë – por ne na duhej të mbanim gojën.”

Në historinë tonë kemi pasur parullën: Dum babën! Dum babën!

Njësoj tani disa shqiptarë të MV, por, fatkeqësisht edhe qarqe të pushteteve në Shqipëri dhe mediave në Kosovë, me të njëjtët motive, kërkojnë kthimin e Babës, Ali Ahmetit në pushtet. Njësoj edhe tani kërkohet kthimi i “lirisë” së shqiptarëve që e gëzonin kur ishin nën regjimin e BDI-së. Aty shqiptarët ishin rehat, udhëhiqeshin nga Baba, Baba ua mbante gajlen dhe kur mbeteshin në zgrip të ekzistencës, iknin nga sytë këmbët, siç kanë ikur rreth 500 mijë shqiptarë përgjatë kësaj “lirie” 22 vjeçare.

Kthimi i Aliut nga disa shqiptarë dhe nga Spiropali e disa media të Batonit dhe Beratit kërkohet sepse shqiptarët pas 22 vitesh më në fund u çmagjepsën nga mashtrimet e një pushteti që kishte për qëllim zhvatjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre në heshtje, gradualisht dhe deri te i fundit.

Ali Ahmeti është stabilokrati i një politike që shqiptarët i mban në gjumë dhe nuk i bezdis ndërkombëtarët, nuk e shqetëson qeverinë e Shqipërisë që e ka për obligim kushtetues t’i mbrojë bashkëkombësit e saj po qe se shfaqet ndonjëherë nevoja, por i kënaq edhe mediat e korruptuara sepse ato përfitojnë gjithmonë nga pushtetet e korruptuar.

BDI dhe Ali Ahmeti është kthyer në simbol të nënshtrimit dhe shpopullimit të shqiptarëve të MV. Nostalgjia për të është tregues i papjekurisë politike dhe dashakeqësisë për vetveten.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste